Maqedonia do t’i paguaj me çmimin blerës! Vuçiq: Vaksinat janë akt miqësor dhe vëllazëror

TË FUNDIT

Fqinjëve duhet tu ndihmohet në momente të vështira – deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar atë që vendi i tij do t’ia jap Maqedonisë 8 mijë vaksina nga Pfizer. Ai theksoi se Serbia do të ndihmojë aq sa mundet duke shtuar se edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka treguar shqetësim për popullin e tij, duke kërkuar vaksina kundër Kovid-19 nga Serbia.

 “Çfarë do thotë ne të jemi të gjithë të shëndetshëm nëse fqinjët tani kanë probleme të panumërta. Ne mund të jemi të lumtur nëse edhe fqinjët janë të lumtur dhe të kënaqur. Kur duhet tu ndihmojmë? Kur është lehtë? Me shumë gjasa duhet të ndihmojmë kur është vështirë! Sa mundemi do të ndihmojmë. Mendoj se kjo nuk është vetëm akt miqësor dhe vëllazëror ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut, kjo dëshmon edhe përgjegjësinë tonë dhe se mirë e kuptojmë se nuk jetojmë në një enë të mbyllur por duhet të ndihmojmë fqinjët, ndërsa jam i sigurt se edhe ata do të na ndihmonin neve”, theksoi Aleksandër Vuçiq – President i Serbisë.

Dorëzimi i 8 mijë vaksinave të Pfizer nga Serbia mund të ndodh që sot, kumtoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, po zhvillohen bisedime me kolegen e tij serb, Zlatibor Llonçar për detajet teknike dhe për kohën e saktë të dorëzimit të vaksinave.

 “Bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer e cila së bashku me  të “Moderna” është e vetmja që i ka të gjithë certifikatat e nevojshme nga rregullatorët më të mëdhenj, EMA evropiane dhe FDA amerikane. Të gjithë vaksinat që tani janë të qasshme në treg janë të zhvilluara në platformë të sigurte dhe tashmë aplikohen në disa vende”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se Serbia ka ofruar që t’i dhurojë këta vaksina, por megjithatë Maqedonia do t’i paguaj sipas çmimit blerës.

 “Me pranimin e kërkesave tona, Vuçiq ofroi ndihmë me vaksinat duke thënë se do që t’i  dhurojë, por ne jemi shtet dhe kemi para dhe do t’i paguajmë, pastaj tha se do të na japë me çmimin e blerjes, përkatësisht me çmimin që e ka paguar Serbia për blerjen e vaksinave”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia para shumë kohe ka marrëveshje për blerjen e vaksinave, ndërsa paralajmërimet janë që ato do të arrijnë në fillim të shkurtit. Qeveria së pari paralajmëroi se vaksina do të marrim përmes Greqisë, ndërsa solidaritet për donacion të vaksinave tregoi edhe Bullgaria, por ata vaksina ende nuk janë askund. Opozitarja VMRO-DPMNE sot akuzoi Zaevin se nuk mund të sigurojë asnjë vaksinë për qytetarët që po vdesin nga Kovid-19.

 “I gjithë rajoni po vaksinohet, doza milionëshe të vaksinave arritën në vendet fqinje, ndërsa Zaev në vend që të blejë, po lutet për vaksina. Që në nëntor të vitit të kaluar Zaev paralajmëroi se ka porositur 833 mijë vaksina dhe 800 vaksina shtesë do të fitojmë përmes Greqisë. Kaluan 3 muaj e askund nuk janë as vaksinat e blera e as ato të premtuara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe, në rajon të gjithë shtetet filluan me vaksinimin e grupeve më të cenuara dhe personelit mjekësor përveç Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.