Maqedonia blen 200 mijë vaksina nga “Sinofarm”! Me vaksinë kineze do të nisë imunizimi i popullatës

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër Covid19 nga kompania farmaceutike kineze Sinofarm. Vaksinat kineze anticovid pritet të arrijnë në aeroportin e Shkupit brenda këtij muaji. Vaksina kineze e Sinofarm ka efikasitet 60 deri 90%.

Me këto vaksina do të fillojë procesi i imunizimit, ku do të përfshihen 100 mijë qytetarë. Në nivel ditor do të vaksinohen nga 2000 deri në 2500 qytetarë.

 “Ajo çka po punojmë pas nënshkrimit të marrëveshjes janë detajet mbi transportin, do të vijnë me aeroplan, gjë e cila do të merr disa ditë.. Më lejoni që në ditët në vijim, kur të kemi informacione të sakta të iu tregojmë se kur do të arrijnë vaksinat, që mos të spekulojmë sepse ka gjasa që mund të ketë ndryshime në disa ditë. Do të arrijnë me aeroplan në aeroportin e Shkupit”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

E për tu vaksinuar qytetarët do të mund të caktojnë termin që nga kjo javë, nëpërmjet sistemit “Termini im”.

 “Do të shpallet dhe do të mund menjëherë të paraqiteni me çka, po e përsëris, të dhënat që do të futen në faqe, pra qytetarët do të paraqiten apo do të identifikohen me të dhënat e tyre. Automatikisht do të marrin përgjigje në e-mail adresën e lënë se është pranuar kërkesa e tyre dhe duke marrë parasysh se cilës grup i përkasin ata qytetarë sipas planit nacional, do të presin nga mjeku amë që t’i thërras vetëm për terminin se kur do t’i caktohet vaksinimi”, theksoi Zhaklina Çagorovska – Sistemi “Termini Im”.

Në fazën e parë, do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe personat mbi 70 vjeç. Personat që do pranojnë vaksinat do të marrin certifikatë dhe do tu figurojë në sistemin elektronik shëndetësor se janë vaksinuar kundër koronës, njofton Ministri Venko Filipçe. Temperatura optimale për vaksinat kineze është nga 2 deri në 8 gradë celsius, e sipas Filipçes janë krijuar kapacitetet dhe sistemi i duhur për transportin dhe distribuimin e të njëjtave.