74-vjeçari nga Shtipi ka vrarë një 79-vjeçare e më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, të cilën paraprakisht e kishte mbajtur me forcë në një shtëpi. Siç raporton policia, fillimisht gruaja u raportua e humbur nga vëllai i saj, ku më 10.11.2025, me urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e 74-vjeçarit që iu sekuestruan disa sende dhe u panë gjurmë gjaku.
74-vjeçari u arrestua, ku më pas edhe pranoi vrasjen.
“SPB Shtip, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë BJB, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.A. (74) nga Shtipi për dyshimin për kryerjen e veprave penale “vrasje” sipas Nenit 123 dhe “heqje e paligjshme e lirisë” sipas Nenit 140 të Kodit Penal.
Ai dyshohet se ka mbajtur B.N. (79) nga Shtipi kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij në Shtip, dhe më pas me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë therjeje nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, dhe më pas e ka varrosur trupin në oborr.
Konkretisht, më 24.10.2025, D.O. (84) nga Shtipi ka raportuar në SVR Shtip se motra e saj, B.N., kishte humbur pa gjurmë nga shtëpia. Pas masave hetimore dhe për shkak të dyshimit se ai e kishte mbajtur atë në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij, më 10.11.2025, me urdhër gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan disa sende dhe gjurmë gjaku. Pas bastisjes, D.A. u arrestua dhe iu caktua arresti prej 96 orësh, duke u dërguar në Institucionin e Burgut të Kumanovës.
Pas veprimeve hetimore të mëtejshme dhe ekspertizës së gjurmëve dhe sendeve të sekuestruara, SVR Shtip zhvilloi një intervistë tjetër me D.A., ku ai sqaroi në detaje mënyrën se si kreu vrasjen.
Trupi u gjet dhe, me urdhër të prokurorit publik, u dërgua për autopsi. D.A. u paraqit para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili caktoi masa paraburgimi prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e policisë.
