Manifestim në 111 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë, Asani: Emri dhe vepra e Nënës Terezë të jetë nën mbrojtjen e shtetit

TË FUNDIT

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë kulturore shqiptare, Skender Asani, ka inicuar, në formë të një elaborati, idenë për ta vendosur nën mbrojtje të shtetit emrin dhe veprën e Nënës Terezes, duke i dhënë vendin e merituar trashëgimisë së saj në kujtesën tonë kolektive.

Prandaj, në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut, janë grumbulluar fakte e argumente për ta mbështetur idenë që kjo Shenjtorja të vendoset nën mbrojte të shtetit, me ç’rast është botuar edhe elaborati, i cili tash më ndodhet në zyrat kryesore të instucioneve dhe së shpejti edhe në zyrat e diplomatëve të huaj që ndodhen në vendin tone, njoftoi Asani.

Informacionin e bëri të ditur gjatë manifestimit kulturor “Drita e Gonxhes”, organizuar për 111-vjetorin e lindjes së shenjtores shqiptare Nëna Tereze, po nga Instituti i Trashëgimisë.

“Dita e sotme që ndërlidhet me ditëlindjen e Nënës Tereze, mund të na shërbejë si një shkas për të reflektuar dhe tërhequr, me veprimet tona, gjithë vëmendjen ndaj kësaj figure kolosale. Shpresoj që kjo vëmendje tash e tutje do të ketë fokusin e merituar në institucionet shtetërore, duke kaluar nga evokimi në materializim të figurës së Nënës Tereze, përmes një kornize juridike e cila do të shpallte atë aset shtetëror nën mbrojtje të ligjit”, tha Asani./TV21