Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë.
Kjo protestë nga manastirasit erdhi pasi që disa ditë më parë policia brutalisht rrahu një qytetarë nga Manastiri, duke e goditur me shkelma dhe shkop gome, raporton TV21.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje bëri të ditur se është ngritur padi penale kundër një polici nga Manastiri i cili e sulmoi brutalisht një rom në Manastir. Ai dhe një koleg tjetër i cili ishte i pranishëm gjatë incidentit do të suspendohen nga puna.
