Array

MALOKU: SHËRBIMET SEKRETE E MBAJNË NË TENSION VERIUN

Must Read

Reflekton Carovska, kumtesat tani dërgohen në dy gjuhë

https://youtu.be/lH5g6V2-B64 Pas ndërrimit të ministrit, kumtesat nga Ministria e arsimit dhe shkencës...

Rastet e zjarrit mbyllen pa u ditur shkaqet, SPB Shkup s’e ka kompletuar ende rastin e inspektoratit

https://youtu.be/gFAoHmo2oN4 Dy javë kanë kaluar që kur zyrat e Inspektoratit të Mjedisit...

Optimizëm për nisjen e bisedimeve në dhjetor, çështjet Shkup-Sofje nuk duhet të bëhen “mollë sherri”

https://youtu.be/APCdY_7qk94 Deklarata shpresëdhënëse nga zyrtarët se edhe përkundër Memorandumit bullgar, në dhjetor...
- Advertisement -

Ndryshe nga vitet e mëparshme, në muajt e fundit, në Mitrovicën e veriut nuk ishin shënuar shpërthime. Por, shpërthimi i së shtunës, ka nxitur reagimin e njohësve të rrethanave të sigurisë në vend.
Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se incidenti i fundit në Mitrovicën e Veriut, nuk është befasues, madje as rezultati i incidentit, i cili, ka kaluar pa pasoja fatale për njerëz.
Sipas tij, e gjithë kjo është në vazhdën e atyre angazhimeve dhe përpjekjeve destruktive të palës serbe që ta mbajnë në tension situatën në veri.
“Është e ditur se janë shërbimet sekrete që e mbajnë të tensionuar situatën atje. Pala serbe është aty. Atë e dinë të gjithë, edhe faktori ndërkombëtar. Edhe ne e dimë, por edhe ata e dinë që ne e dimë. Asgjë këtu nuk është e re. Pra, mbahet situata e tensionuar aty. Ose, e kanë instrumentalizuar ndonjë grup radikal atje që përmes tij e mbajnë situatën e tensionuar atje”, thotë Maloku.
Maloku shton se të gjitha këto janë porosi se kinse nuk është bërë zgjidhja në veriun e Kosovës dhe se ata kërkojnë zgjidhje deri në përmbushjen e kërkesave maksimale që kanë serbët e veriut të Kosovës dhe vetë Serbia.
“Këto janë veprime shtyse për ta prurë dialogun në atë përfundim që Asociacioni i komunave serbe të marrë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet ajo ‘mini-Republika Serbe’ në territorin e Kosovës. Ndoshta, me më pak kompetenca se sa që i ka ‘Republika Serbe’, por në njëfarë formë ta krijojnë ata një shtet brenda Kosovës”, thekson Maloku.
Ndryshe, shpërthimi i së shtunës në Mitrovicën e veriut ka ndodhur para një lokali afarist, me ç’rast janë dëmtuar edhe xhamat e veturave dhe banesave në afërsi. Tash për tash, sipas zyrtarëve të policisë, ende nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e shpërthimit në Mitrovicën e veriut.

- Advertisement -

Reflekton Carovska, kumtesat tani dërgohen në dy gjuhë

https://youtu.be/lH5g6V2-B64 Pas ndërrimit të ministrit, kumtesat nga Ministria e arsimit dhe shkencës filluan të lëshohen vetëm në...

Rastet e zjarrit mbyllen pa u ditur shkaqet, SPB Shkup s’e ka kompletuar ende rastin e inspektoratit

https://youtu.be/gFAoHmo2oN4 Dy javë kanë kaluar që kur zyrat e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i...

Optimizëm për nisjen e bisedimeve në dhjetor, çështjet Shkup-Sofje nuk duhet të bëhen “mollë sherri”

https://youtu.be/APCdY_7qk94 Deklarata shpresëdhënëse nga zyrtarët se edhe përkundër Memorandumit bullgar, në dhjetor mund të mbahet konferenca e...

5 viktima, 183 raste të reja me Covid-19 dhe 102 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1769 testime të realizuara 183 persona kanë rezulutuar pozitivë me Covid-19....

Gir: Dinamika e realizimit të reformave duhet të rritet, Grubi: Qeveria e përkushtuar në zbatimin e reformave për integrimin në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik Artan Grubi sot ka takuar shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -