Mali i Zi: URA ka ngritur padi penale kundër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

TË FUNDIT

Deputetë nga shumica parlamentare në Mal të Zi sot parashtruan padi penale në Prokurorinë Speciale të Shtetit (PSSH) kundër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), njoftoi lëvizja civile URA e udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Sipas tyre, kallëzimet penale u ngritën sepse KSHZ nuk pranoi të verifikojë mandatin e deputetes nga ajo lëvizje, Suada Zoronjiq.

Akuzat janë ngritur kundër kryetarit të KSHZ-së, Aleksa Ivanoviq, persona dhe organizatorë të paidentifikuar, siç thonë ata, “organizata kriminale, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer krime duke krijuar organizatë kriminale dhe abuzim të detyrës, si dhe krime të tjera”, transmeton Tanjug.

Ata kujtojnë se Parlamenti i Malit të Zi e informoi KSHZ-në që në seancën e katërt të Seancës së dytë të rregullt (vjeshtë), më 28 dhjetor, ka konstatuar përfundimin e mandatit të deputetit Filip Axhiq nga lista zgjedhore e koalicionit Bardh e Zi, i cili përfundoi funksionin e tij për shkak të së cilës ishte e nevojshme të zhvillohej procedurë për plotësimin e vendit të zbrazët të parlamentit në përputhje me Ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit dhe deputetëve.

Ata thonë se anëtarët e KSHZ-së, në vend që të konstatojnë gjendjen faktike dhe të informojnë Kuvendin për këtë, në mënyrë që të funksionojnë në kapacitet të plotë në përputhje me vullnetin e padiskutueshëm zgjedhor të qytetarëve të Malit të Zi, u bënë “anëtarë të një organizate kriminale …” , njoftoi portali RTCG.