Kryetari shumëvjeçar i Odës Ekonomike të Maqedonisë nuk është më konsull nderi i Malit të Zi në Maqedoni. Qeveria e Malit të Zi e ka informuar Branko Azeskin për vendimin, ku mes tjerash thuhet se i ka nënçmuar dhe komprometuar pushtetet më të larta në Podgoricë, duke prezantuar vërejte personale dhe parashikime në lidhje me punën e Qeverisë.
“Duke pasur këtë parasysh MPJ vlerëson se aktivitetet e cekura mund seriozisht ta prishin renomenë në vend dhe andaj nuk ka bazë për vazhdimin e funksionit të tij, pas çka propozim që Branko Azeski të revokohet nga funksioni Konsull i nderit i Malit të Zi në Shtip”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.
Azeski nuk e komenton vendimin e Qeverisë së Malit të Zi, por falënderoi për besimin shumëvjeçar. Edhe përkundër përpjekjeve tona për koment, Azeski vendosi që në formë të shkruar ta informojë opinionin.
“Falënderim deri te të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar në këtë mision të rëndësishëm për bizneset e dy shteteve. Malit të Zi i dëshiroj zhvillim dhe prosperitet të shpejtë, ndërsa kompanive fitim më të madh”, tha Branko Azeski – kryetar i OEM.
Përndryshe në vend ka rreth 40 konsuj nderi të shteteve të huaja. Përveç Azeskit, i cili ishte përgjegjës për rajonin e Shtipit, konsull nderi i Malit të Zi në vendin tonë është edhe Millorad Andrijasheviq përgjegjës për rajonin e Manastirit.
