Makroni premtoi 15 miliardë euro për ekonominë e gjelbërt

TË FUNDIT

Presidenti francez Emanuel Makron sot premtoi 15 miliardë euro për tranzicion drejtë ekonomisë së gjelbër, një ditë pasi partia e tij Republika në lëvizje pësoi humbje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nga ana e Partisë së gjelbër, e cila ka fituar në disa qytete të mëdha.

Makroni potencoi se është i gatshëm të shpall referendum që të munden qëllimet klimatike të përfshihen në Kushtetutë, nëse parlamenti e miraton këtë.

Në takimin me Këshillin klimatik civil, ai shtoi se së shpejti do të fillojë me vendosjen e politikave që janë në pajtim me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Sfidat për klimën tonë kërkojnë të bëjmë më shumë”, tha Makron.

Presidenti francez e mbështet edhe propozimin të vendoset moratorium për ndërtimin e zonave të reja tregtare të periferisë të qytetarëve dhe shtoi se do të mendojë për miratimin e ligjit të ri “ekosidite”./MIA