Makron takohet me Tihanovskajan, premtoi ndihmë për ndërmjetësim në krizën politike në Bjellorusi

TË FUNDIT

Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Vilnus u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetllana Tihanovskaja, me ç’rast premtoi ndihmë për ndërmjetësim në krizën politike në Bjellorusi.

“Do ta bëjmë më të mirën që mundemi që të ndihmojmë në ndërmjetësim”, tha Makron, pas takimit, i cili ishte shtuar shtesë në agjendën e vizitën së tij në Lituani.

Ai tha se planifikon të mbajë fjalim në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “me qëllim që të arrihet progres”.

Në ditën e parë të djeshme, të vizitës së tij në Vilnus, Makron u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse të ndalojnë me arrestimin e paligjshëm, t’i lirojnë protestuesit e arrestuar ndërsa të dielën kërkoi nga lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko të japë dorëheqje.

Tihanovskaja tha se Makron ia ka premtuar se do t’i ndihmojë në negociatat me autoritetet bjelloruse për lirimin e të burgosurve politikë.

“Ai na premtoi se do të bëjë gjithçka mundet që të ndihmojë në negociatat gjatë krizës politike në vendin tonë dhe se do të ndihmojë në lirimin e të burgosurve politikë”, deklaroi Tihanovskaja pas takimit me Makronin në Vilnus, ku është në ekzil. Ajo gjithashtu tha se do të mbajë fjalim para Asamblesë kombëtare franceze.

“Kemi marrë ftesë të flasim para Parlamentit francez dhe e pranuam”, tha ajo.

Tihanovskaja u arratis nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Ajo dje i bëri thirrje presidentit francez të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Bjellorusia po përballet me protesta masive prej zgjedhjeve kontestuese të 9 gushtit. Edhe presidenti Aleksandar Lukashenko edhe Tihanovskaja pohojnë se kanë fituar. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policët në Bjellorusi të dielën i kanë arrestuar mbi 350 policë.

Më vonë gjatë ditës Makron duhet t’i vizitojë ushtarë francezë në NATO në qytetin lituanez Rukli.