Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se udhëheqësit e BE-së janë të bashkuar në qëndrimin e tyre ndaj Brekzitit dhe se negociatorin e tyre kryesor, Mishel Barnie, e kanë udhëzuar që t’i vazhdojë bisedimet me Britaninë e Madhe gjatë dy javëve të ardhshme.
“Nuk ka ndarje. Askush nuk është për tërheqje nga marrëveshja, por unanime është mbështetja për negociatorin tonë Mishel Barnie”, tha Makron pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.
Ai theksoi se të gjithë janë të gatshëm për marrëveshje, por jo me çdo kusht, ndërsa e njëjta gjë u deklarua më parë nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
