Makron i shokuar nga dhuna me videon ku policët rrahin producentin

TË FUNDIT

Disa ministra francezë pretendojnë se incizimin me rrahjen e producentit muzikor nga tre nëpunës policor është skandaloze dhe se kjo lloj sjellje është një “problem për republikën”, së pari pa e akuzuar dhe turpin ta hedhin mbi tërë policinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Pasi videoja me rrahjen e producentit u shikua rreth 10 milion herë, e majta dhe shumica e mbështetën viktimën. Sidomos pasi që viktima thotë se anëtarët e forcave policore shqiptuan ofendime raciste ndaj tij, në të njëjtën kohë kur ata e rrahën atë.

Presidenti Emanuel Makron deklaroi se është i shokuar nga videoja, theksohet në komentet e transmetuara nga “Evropa 1” dhe “Frans Info” konfirmuar për “Figaro”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Zjerald Darmanan konfirmoi mbrëmë se ai “kërkoi pezullimin e tre nëpunësve policorë”.

“Sapo drejtësia t’i vërtetojë faktet, unë gjithashtu do të kërkoj shkarkimin e tyre,” konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa zyra e prokurorit të Parisit hapi hetim ndaj policëve.

Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë, Erik Dipon-Moreti tha se është i skandalizuar nga fotografitë. Ai paralajmëroi, megjithatë, se duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohen gjërat.

Mark Fesno, ministri përgjegjës marrëdhëniet parlamentare, gjithashtu tha se ishte i tronditur dhe madje i revoltuar nga imazhet. Ai theksoi se këto sjellje nuk duhet të përgjithësohen mbi gjithë policinë. “Por jo sepse ata janë një pakicë e vogël, tani ajo duhet të lihet nën qilim dhe të mos sanksionohet. Duket se shkarkimi i tyre është i nevojshëm,” tha ai.

“Polici, burri apo gruaja janë ata që duhet t’i mbrojnë të dobëtit, të brishtit. Padyshim, dhuna policore është një problem për republikën. Sa herë që ka dhunë policore, hetimet duhet të kryhen, ato duhet të sanksionohen. Edhe anasjelltas, çdo dhunë ndaj policisë është një problem për republikën dhe këtu duhet të jemi gjithashtu pa kompromis në lidhje me këtë dhunë”, tha Anjes Panier-Runaher, ministrja përgjegjëse për industrinë.

Kryeministri, Zhan Kasteks pas takimit me Reporterë pa kufij paralajmëroi se do të krijohet një komision punues që do të punojë në përcaktimin e ri të ligjit.