Makron: E drejta e karikaturës është pjesë thelbësore e identitetit francez

TË FUNDIT

E drejta e karrikaturës dhe përqeshja, madje edhe e religjionit, paraqet pjesë thelbësore e identitetit francez, tha presidenti i Francës, Emanuel Makron në ceremoninë për naturalizim, dy ditë pas fillimit të gjykimit të të akuzuarve për involvim në sulmin ndaj revistës satirike “Sharli Ebdo”.

Në Panteon në Paris, Makroni në mënyrë solemne dorëzoi dokumente për pesë shtetas të rinj të Francës, në ceremoninë me rastin e 150-vjetorit nga Republika e Tretë.

“Në fillim të gjykimit për sulmet në janar të vitit 2015, thash se të jesh francez do të thotë të mbrohet e drejta për qeshje, shaka, përqeshje dhe karrikaturë, për çka Uolter pohonte se është bazë e të gjitha të drejtave tjera”, tha Makron.

Ai në ceremoni u dëshiroi mirëseardhje pesë shtetasve të rinj nga Britania e Madhe, Algjeria, Peruja dhe Libani, duke thënë se migrantët kohë të gjatë janë forcë lëvizëse në Francë. Ai po ashtu tha se Republika e Tretë franceze është shpallur më 4 shtator të vitit 1870 nga ana e emigrantit italian, Leon Gambeta.

Në Francë para dy ditëve filloi gjykimi i 13 burrave dhe një gruaje, të akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të sulmuesve, të cilët kanë vrarë 17 persona në janar të vitit 2015 në redaksinë e revistët satirike “Sharli Ebdo” dhe në tregun hebraik.