Makron bën thirrje për përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar evropiane ndaj kërcënimeve terroriste

TË FUNDIT

Vendet evropiane duhet të sigurojnë përgjigje të shpejtë të koordinuar ndaj kërcënimit aktual terrorist, u tha presidenti francez Emanuel Makron gazetarëve pas Konferencës evropiane për luftimin e terrorizmit.

Në video konferencë morën pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emanuel Makron, kancelari austriak, Sebastian Kurc, kryeministri holandez, Mark Rute dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

“Ky është realitet evropian dhe ne duhet t’i japim përgjigje të përbashkët këtij kërcënimi”, tha Makron.

Ai i bëri thirrje BE-së të krijojë Këshill të brendshëm të sigurisë për të luftuar terrorizmin. Sipas presidentit francez, kërcënimi ndaj sigurisë së kufirit të jashtëm në një nga vendet e BE-së është kërcënim për tërë komunitetin.

Makron bëri thirrje gjithashtu për reformimin e zonës Shengen, në mënyrë që liritë të ushtrohen në mjedis të sigurt.