Makina që shndërrohet në një aeroplan merr dritën jeshile për të udhëtuar

TË FUNDIT

“Aircar” që mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një aeroplan në më pak se tre minuta është certifikuar të fluturojë pasi ka kaluar testet e sigurisë në Sllovaki. Mjeti me modalitet të dyfishtë kreu 200 ngritje dhe ulje përgjatë 70 orësh testime sipas standardeve të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA).

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha profesori Stefan Klein, shpikësi i AirCar, drejtuesi i ekipit të zhvillimit dhe piloti testues. Certifikimi i fluturimit vjen gjashtë muaj pasi AirCar përfundoi fluturimin e tij të parë ndërqytetas në Sllovaki.

Makina mund të arrijë një lartësi prej më shumë se 2.4 km dhe shpejtësi mbi 160 km/orë.