Makina përplas turmën në Wisconsin të SHBA-së! Raportohet për viktima dhe dhjetëra të plagosur

TË FUNDIT

Pesë viktima mbi 40 të plagosu, është bilanci fillestar nga incidenti në një paradë në Wisconsin të SHBA-së, ku një makinë u përplas me turmën e njerëzve. Incizimet postuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke kaluar nëpër një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee, rreth orës 16:40 me kohën lokale.

“Në këtë moment, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur. Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë”, postoi qeveria në faqet e saj në rrjetet sociale të dielën vonë.

Nga departamenti i zjarrfikësve thonë se 11 të rritur, përfshirë një prift dhe 12 fëmijë u dërguan me urgjencë në gjashtë spitale të ndryshme në zonë. Sipas policisë, tashmë një person i dyshuar ndodhet në paraburgim. Pavarësisht raportimeve të mëparshme për të shtëna me armë, policia tha se nuk besonte se shoferi ishte i armatosur.