Makina del nga rruga në Elbasan, policia shkon në vendngjarje por nuk gjen njeri

TË FUNDIT

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Gjinar mbrëmjen e sotme dhe ka përfunduar në një fushë poshtë saj. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar se mjeti i aksidentuar ishte një veturë tip BMW ngjyrë e zezë. Por brenda automjetit të aksidentuar dhe në vendngjarje nuk ka gjetur asnjeri, duke lënë mister se kush e drejtonte automjetin në fjalë.