Për pesë vitet e ardhshme Makifete Saliuka do të jetë anëtare e Këshillit Gjyqësorë, kjo pasi është zgjedhur nga kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.
Ky proces, siç edhe thuhet në një komunikatë për media të KGJK-së, është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nomimuar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe me shumicë votash të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka.
