Rusia është përgjegjëse për shumicën e sulmeve kibernetike kundër vendeve në botë. Ajo ndiqet nga Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, sipas një raporti të ri nga Majkrosoft, raporton “Biznis Insajder”.
Hakerët e mbështetur nga qeveria ruse kanë qenë më aktivë në kryerjen e sulmeve kibernetike në të gjithë botën, tha gjiganti i teknologjisë në Raportin e tij të parë të mbrojtjes digjitale.
Raporti i gjatë përfshin trendet aktuale të sigurisë kibernetike dhe zbulon se Rusia është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e sulmeve kibernetike,kurse Irani është në vendin e dytë me vetëm 25 për qind.
Kryesisht sulmohen organizatat politike, gazetarët dhe në vitin 2020 një numër organizatash të përfshira në luftën kundër koronavirusit, përfshirë hulumtimin e vaksinave.
Majkrosoft ka analizuar 16 faktorë shtetëror.
Qeveria ruse është identifikuar vazhdimisht si aktor kryesor në luftën ndërkombëtare kibernetike.
Në vitin 2016, hakerat rusë infiltruan me sukses fushatën e Hilari Klintonit dhe Konventën kombëtar demokratik, duke çuar në rrjedhje të madhe të postave elektronike të brendshme. Në vitin 2019, Prokurori Special Robert Mueller njoftoi se Rusia tashmë po përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Majkrosoft po monitoron nga afër zgjedhjet 2018 si pjesë e Iniciativës për demokraci, duke paralajmëruar demokratët dhe republikanët për sulmet e mundshme hakerike dhe gjithashtu po punon për sigurimin e teknologjisë së votimit.
Kompania publikon raportin e mbrojtjes digjitale, një tjetër iniciativë e Majkrosoft për të monitoruar sigurinë kibernetike.