Majat malore me shtresë të re dëbore – ja çfarë moti na pret nesër dhe ditët në vijim

TË FUNDIT

I ndryshueshëm me vranësira dhe më freskës, me reshje të kohë pas kohshme të shiut dhe kushte të vetëtimave të rralla, do të jetë moti deri në fund të ditës, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Në male, reshjet kohë pas kohe do të kalojnë edhe në dëborë, duke u shoqëruar me erë në drejtimin veriperëndimor, ndërkaq në pjesën perëndimore kohë pas kohe do të forcohet era.

Mot i ngjashëm, siç bëjnë të ditur nga DPHM-ja do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 10 deri në 18 gradë celsius.

Ndërkaq në ditët në vijim moti do të jetë po ashtu i ndryshueshëm, me vranësira dhe i freskët. Gjatë të dielës në më shumë vende do të ketë reshje të shiut, të cilat kohë pas kohe do të jenë më të dendura. Do të shoqërohet edhe me vetëtima. Për shkak të rënies së temperaturave, në male reshjet do të kalojnë në dëborë dhe në majat malore do të krijohet shtresë e re e dëbore./TV21