Madridi dhe disa pjesë të Spanjës janë në gjendje të jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Reshjet e rrëmbyeshme të dëborës nga stuhia “Filomena” i vendosën në gjendje të jashtëzakonshme Madridin dhe disa pjesë të tjera të Spanjës, për çka është çrregulluar komunikacioni dhe disa rajone janë detyruar të dërgojnë ushtarë për t’i pastruar rrugët.

Me parashikim për borë deri në 20 cm për 24 orë dhe temperatura prej rreth 0 gradë Celsius, jugu i rajonit të Madridit për herë të parë ishte në nivelin më të lartë të gatishmërisë nga krijimi i sistemit në vitin 2007.

Disa parqe të mëdha në kryeqytet janë mbyllur.

Pjesëtarët e njësitit për gjendje të jashtëzakonshme të armatës spanjolle ndihmuan në pastrimin e rrugëve dhe infrastrukturës në mbarë vendin, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Rajoni Kastilja-La Mança së bashku me Madridin dhe Valensian Lindore i mbyllën shkollat.

Dëbora i kaploi rreth 280 rrugë kryesore, kumtuan autoritetet dhe i kanë lutur qytetarët të shmangin udhëtime.

Operatori i aeroportit Aena ju bëri thirrje udhëtarëve të përdorin metron për të arritur në aeroportin e Madridit, ndërsa operatori i trenave Renfe i anuloi disa itinerare.

Sipas meteorologëve dëborë ka si në shkurtin e vitit 1984 ose marsin e vitit 1971.

Temperatura më e ulët deri më tani është shënuar në Gadishullin Pirinej është regjistruar të mërkurën, me minus 34 gradë Celsius në veri të vendit.