Macron sulmohet me domate

TË FUNDIT

Presidenti francez, Emanuel Macron sot ka vizituar një treg në Cergy, ku ishte cak i një sulmi me domate, transmetojnë mediat lokale. Kjo ishte vizita e parë e Macron pas rizgjedhjes së tij si president i Francës. Sipas raportimeve të mediave lokale, Macron nuk u godit drejtpërdrejt pasi truprojet intervenuan duke e hapur një ombrellë.