Macron dhe Merkel kërkojnë nga SHBA të sqarojnë plotësisht rastin e përgjimeve të kancelares

TË FUNDIT

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministrat e kabineteve përkatëse u takuan virtualisht të hënën, në kuadër të një samiti të fokusuar tek siguria dhe rimëkëmbja pas pandemisë së COVID-19.

Në samitin, të fundit për Merkel përpara se mandati i saj si kancelare të përfundojë, u diskutua gjithashtu për përgatitjet për takimin e grupimit G7 dhe atij të vendeve të NATO-s në qershor.

Njëzëri, Macron dhe Merkel kërkuan nga Shtetet e Bashkuara “sqarim të plotë” të rastit të përgjimeve të kancelares, me ndihmën e shërbimit sekret danez./EN