Grupi muzikor Machiato Band ka zbuluar se së shpejti do të publikojë këngë të reja në YouTube.
Djelmoshat tashmë kanë lansuar një album të ri me muzikë popullore, të xhiruar “live”.
Albumi, i cili është publikuar,përmban gjithsej 13 këngë dhe është duke u pritur shumë mirë nga fansat e grupit.
Të gjitha këngët janë incizuar me instrumente të gjallë në studion e grupit, Machiato Records.
