Janë vetëm fëmijë, por lëvizin në pjesën kryesore të qytetit në orë policore.
Një i pastrehë i moshuar po flenë i qetë, nën rrezet e diellit.
Kurse kjo grua po ikë nga një lypsar, sepse po tenton t’ia merr kafshatën e siguruar nga lëmosha. 4741
“Ik bre, më lër të qetë”, thotë lypsarja.
Duket se ora policore në Shkup nuk po vlen për lypsarët. Të gjithë i shohim derisa qarkullojnë gjatë orëve policore, por jo edhe institucionet.
Krahas shkeljes, shtrohet dilema se lypsarët a mund të jenë bartës së infeksionit? Ngaqë pa maska iu afrohen çdo kalimtari të rastit.
Fëmijë lypsarë: “Jo, nuk guxojmë por duhet”
Pse duhet? Nuk keni as maska, asgjë… ku jetoni?
“Jashtë, nuk kemi shtëpi, nuk kemi…”
Pyetëm në Ministri të Punëve të Brendshme se çfarë ndodh nëse lypsarët takohen nga policët gjatë orës policore. Nga atje thonë se u parashtrohet gjobë si çdo qytetari që regjistrohet duke bërë shkelje.
Ndërkaq, nëse vërehet se lypsarët janë edhe të pastrehë, dërgohen në Shtëpinë e të pastrehëve në “Momin Potok”.
“Kur të pastrehët takohen në hapësirë publike gjatë ndalesës për lëvizje, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale strehohen në Shtëpinë e të Pastrehëve në “Momin Potok””, njoftuan nga MPB.
MPB nuk ka një evidencë se sa shkelje të orës policore janë bërë nga lypsarët, pasi statistikën nuk e bënë për kategori të veçanta të qytetarëve. TV21 regjistroi tre raste të tilla, kurse gjatë 24 orëve sipas MPB-së në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 154 shkelje, prej të cilëve 130 persona janë arrestuar.