Luksemburgu me PAGËN MIMINALE MË TË LARTË, Bullgaria me më të ulëtën

TË FUNDIT

Të dhënat e fundit të Konfederatës Europiane të sindikatave tregojnë dallime të dukshme në lartësinë e pagës minimale ndërmjet shteteve të Bashkimit Europian.

Vendet si Luksemburgu (2.571 euro), Gjermania (2.151 euro), Holanda (2.183 euro) dhe Irlanda (2.146 euro) dallohen me pagën minimale mbi 2.000 euro. Kjo dëshmon edhe rritje të dukshme të standardit të punëtorëve të tyre me të ardhura më të ulëta, transmeton TV21.

Në Francë, për t’u habitur, kjo vlerë është 1.767 euro, ndërkaq në Spanjë edhe më e ulët – 1.323 euro.

Nga ana tjetër, Bullgaria edhe pse në BE, ka pagën minimale më të ulët në BE me vetëm 477 euro.

Më të lartë se ajo e ka Kroacia, me 840 euro.