Luksemburgu, vend me rreth 600 mijë banorë, planifikon ta testojë tërë popullatën për kornavirusin, me qëllim që të parandalohet vala e dytë e infektimit.
Në këtë periudhë, banorët dhe të punësuarit janë të ndarë në grupe të vogla, anëtarët e të cilave po testohen rregullisht.
“Kur të paraqitet infektimi i ri, atëherë do të dimë saktë se ku ka ndodhur dhe mund ta ndërprejmë zinxhirin”, deklaroi për agjencinë DPA drejtori i institucionit shëndetësor në Luksemburg, Ulf Nerbas.
Për momentin, brenda ditës mund të zbatohen deri 20.000 teste në 17 stacione për testim./MIA
