Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se SHBA-ja dhe Kina po zhvillojnë betejë serioze për të riformuar botën.
“Në hartën politike të botës është paraqitur shtet i ri – fuqishëm, që ndoshta edhe pa dëshirë e sfidoi monopolin e SHBA-së. Ai shtet është Kina. Shtet modern bërthamor. Ata bëjnë gjithçka në mënyrë të pavarur – ata hynë në hapësirë, ata kanë armët më moderne”, theksoi Lukashenko.
Ai shtoi se Kina është eksportuesi më i madh në botë dhe i dyti vetëm pas SHBA-së në prodhimtari.
Lukashenko ka thënë se ai ka simpati për presidentin e SHBA-së Donald Tramp, por nuk pajtohet me të për shkak të “luftës” së tij me pjesën tjetër të botës.
Presidenti bjellorus gjithashtu theksoi që protestat në SHBA pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Fllojd ishin vetëm rast dhe jo shkak për trazira.
“Arsyeja është paaftësia e shtetit për të përballuar pandeminë me koronavirusin, pas së cilës 60 milionë njerëz humbën punën e tyre, kryesisht afrikano-amerikanë”, tha Lukashenko./MIA
