Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se analiza e ngjarjeve të paradokohshme tregoi se vendet perëndimore kanë përgatitur tubime protestuese për 10 vjet, njoftoi agjencia e lajmeve BelTA.
“Analiza e ngjarjeve tregon planet reale dhe taktikat e agresorëve të huaj kundër Bjellorusisë, jo vetëm kundërshtarëve”, thekson agjencia, duke shtuar se kreu i shtetit ishte duke u përgatitur me kujdes për momentin aktual kritik, bazuar në revolucionet me ngjyra të frymëzuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç transmeton TASS, në mbledhjen e aktivistëve politikë, ai i ka përmendur SHBA-në, rrjetin e tyre të fondacioneve për mbështetjen e demokracisë, pastaj Poloninë, Lituaninë, Republikën Çeke dhe, për fat të keq, Ukrainën tonë “si organizatorët kryesorë, duke deklaruar se secili prej tyre ka rolin e vet të veçantë.
Lukashenko i ka akuzuar mediat e pavarura dhe ato të huaja se kanë komplotuar për të përmbysur presidentin Bashar al-Asad në prag të pandemisë së koronavirusit.
Presidenti i Bjellorusisë paralajmëroi gjithashtu se zgjedhjet e reja do të mbahen në përputhje me Kushtetutën e re të vendit.
