Lukashenko: Në Bjellorusi nuk do të ketë luftë qytetare

TË FUNDIT

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko deklaroi se nuk do të ketë luftë qytetare në vend.

“Nëse filloni në mënyrë të ashpër t’ia impononi vullnetin tuaj njëri-tjetrit, e di çdo të ndodhë. Minimum luftë qytetare. Por, mos u brengosni, kjo nuk do të ndodhë”, tha Lukashenko, duke iu drejtuar popullatës lokale në Baranoviçah.

Ai tha se nuk është i interesuar për pushtet, por se nuk dëshiron forcat alternative ta copëtojnë  vendin.

Lukashenko premtoi se Bjellorusia do t’u përgjigjet sanksioneve që ia ka vendosur Perëndimi.

Në Bjellorusi po mbahen protesta të opozitës, e cila  nuk e pranon fitoren e Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 9 gusht.