Një shtetas kosovar është vrarë dje në Siri. I vrari është 23 vjeçari Rron Emini.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili në një prononcim për Gazetën Express se ministria e tij ka marrë informacione se një kosovar ka vdekur në Siri.
“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.
Sipas Express, Rroni i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS në vitin 2016.
Institucionet e shtetit në prill kanë sjellë nga Siria 110 shtetasve kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.
Të tjerët ishin fëmijë që kanë njërin prej prindërve me nënshtetësi kosovare dhe gra që janë shkuar atje me burrat e tyre.
Institucionet kanë njoftuar së planifikojnë t’i kthejnë edhe 60 shtetas të tjerë nga Siria.
