Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se nuk ka informacion për për sulm të drejtpërdrejt në vendet e Ballkanit Perëndimorë pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Osmani thotë se megjithatë duhet të kemi kujdes, pasi Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani përmenden nga ekspertët si pika të dobëta në Evropë.
“Ballkani Perëndimorë është një pikë vulnerabile e kontinentin me potencial për eskalime, edhe pse unë jam në komunikim me të gjithë faktorët edhe rajonal edhe ndërkombëtarë. Nuk ka informacione kredibile për një eskalim. Nuk kemi informacione kredibile për një kërcënim të menjëhershëm mbi rajonin, ndonjë përgatitje për të eskaluar, qoftë në Bosnje, qoftë në relacionin Kosovë-Serbi”, tha mes tjerash Osmani.
