“Lufta po shkakton krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike”, Guterres: Ndalni menjëherë dhunën

TË FUNDIT

Në 100 ditët e luftës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë , sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë sërish thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për të mos penguar qasjen humanitare për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë të premten.