Lufta në Ukrainë, Rusia rekruton 16 mijë mercenarë

TË FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar thotë se Rusia po kërkon burime alternative për të riforcuar ushtrinë në Ukrainë.

Duke iu referuar burimeve nga shërbimi inteligjent, ministria britanike e Mbrojtjes thotë se bëhet fjalë për mercenarë nga Lindja e Mesme.

“Presidenti Putin publikisht ka përshëndetur rekrutimin e 16 mijë vullnetarëve, shumica nga Linja e Mesme, në mbështetje të tij për pushtimin e Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Mercenarë nga Siria kanë bashkëpunuar me Rusinë dhe në Libi që prej fundit të vitit 2020.

Rusia këtë javë gjithashtu ka bërë me dije se do të përdorë ushtarë të thirrur në shërbim në operacionin kundër Ukrainës.