Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Bruksel për një sërë takimesh me liderët botërorë.
Presidenti amerikan do të marrë pjesë nesër në samitet kryesore të NATO-s dhe vendeve të G7. Qëllimi i takimeve është koordinimi i veprimeve të përbashkëta për sigurinë energjetike të Evropës dhe reagimi ndaj agresionit rus.
Ai gjithashtu do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, konfirmoi më herët sot Shtëpia e Bardhë.
Zoti Biden pritet gjithashtu të shpallë sanksione shtesë kundër Rusisë.
