Vendi nuk i plotëson standardet minimale për parandalimin e trafikimit të njerëzve edhe pse ka bërë përpjekje domethënëse në këtë fushë, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për tregti me njerëz për vitin 2023. Ndonëse qeveria ka regjistruar më pak viktima, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka pasur resurse të mjaftueshme që të ndjek të gjitha rastet. Në raport theksohet se janë marrë masa për zbatim të ligjit, duke përfshirë hetime, ndjekje penale dhe dënime të më shumë trafikantëve.
“Qeveria formoi ekip operativ për identifikim të viktimave nga tregtia me qenie njerëzore, që më lehtë t’i identifikojë viktimat potenciale dhe të ndihmojë në koordinimin e kujdesit për viktimat. Qeveria ka miratuar Ligjin për kompensim të viktimave nga krimi i dhunshëm, me çka viktimave nga trafikimi me njerëz u sigurohet e drejta e kompensimit dhe ka rritur burimet e qendrës për pranim të viktimave (strehimore) e udhëhequr nga OJQ. Megjithatë, qeveria nuk i ka plotësuar standardet minimale në disa fusha kryesore. Qeveria ka identifikuar numër domethënës më të vogël të viktimave, ndërsa Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk kishte resurse të mjaftueshme që të përballet me të gjitha këto raste”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh).
Në raport është theksuar se disa prokurorë nuk kanë raportuar rastet e mundshme të trafikimit dhe kanë zbatuar masa më të lehta në ndjekjen penale të trafikantëve.
“Qeveria ka rritur financimin e strehimores, por kjo mbulon vetëm një përqindje të vogël të shpenzimeve operative të strehimores. Në mënyrë të ngjashme, qeveria nuk ka ndarë mjete për ekipet mobile të cilët identifikojnë viktimat e mundshme edhe përkundër faktit se ka marrë angazhimin për ta bërë këtë. Policia lokale dhe disa zyrtarë kufitarë nuk kanë kontrolluar indikacionet për trafikim me njerëz dhe si rezultat, autoritetet me shumë gjasa kanë depërtuar disa viktima të pa identifikuara të trafikimit, shtojnë nga DASH.
DASH rekomandon që për të përforcuar luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore vendi duhet të ndjek penalisht dhe të dënojë trafikantët edhe në qoftë se janë të përfshirë oficerë si bashkëpunëtorë, të caktohen dënimet e duhura me burg, të shtohen mjetet në strehimoret.
Vendi nuk i plotëson standardet minimale për parandalimin e trafikimit të njerëzve edhe pse ka bërë përpjekje domethënëse në këtë fushë, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për tregti me njerëz për vitin 2023. Ndonëse qeveria ka regjistruar më pak viktima, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka pasur resurse të mjaftueshme që të ndjek të gjitha rastet. Në raport theksohet se janë marrë masa për zbatim të ligjit, duke përfshirë hetime, ndjekje penale dhe dënime të më shumë trafikantëve.
Qeveria formoi ekip operativ për identifikim të viktimave nga tregtia me qenie njerëzore, që më lehtë t’i identifikojë viktimat potenciale dhe të ndihmojë në koordinimin e kujdesit për viktimat. Qeveria ka miratuar Ligjin për kompensim të viktimave nga krimi i dhunshëm, me çka viktimave nga trafikimi me njerëz u sigurohet e drejta e kompensimit dhe ka rritur burimet e qendrës për pranim të viktimave (strehimore) e udhëhequr nga OJQ. Megjithatë, qeveria nuk i ka plotësuar standardet minimale në disa fusha kryesore. Qeveria ka identifikuar numër domethënës më të vogël të viktimave, ndërsa Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk kishte resurse të mjaftueshme që të përballet me të gjitha këto raste, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh).