Lufta kundër korrupsionit / Fetahu: Vetëm 41 institucione kanë dorëzuar plan

TË FUNDIT

Vetëm 41 institucione në të nivelit qendror dhe lokal kanë dorëzuar plan për detektimin e rrezikut të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, pohon zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetahu, i cili nga Gostivari e nisi turin e vizitave që planifikon ta bëjë nëpër komuna. Thotë se pushteti i kaluar nuk ka marr asnjë masë ndaj institucioneve që nuk kanë dorëzuar plane të këtilla.

I pyetur se ku janë ngecjet institucionale për luftë kundër korrupsionit dhe a do të ketë ndryshime të ligjeve në luftën kundër korrupsionit, Fetahu tha se tashmë kanë nisur ta skanojë gjendjen për të parë se ku janë ngecjet.

Fetahu lëvdoi komunën e Gostivarit për transparencën, ndërsa ushtruesi i detyrës kryetari i komunës, Valbon Limani tha se përpos planit që kanë dorëzuar, do të vendosin dhe linja telefonike për qytetarët për të denoncuar korrupsionin.

Në takimin mes Fetahut dhe Limanit, pos luftës kundër korrupsionit, u bisedua edhe për investimet në infrastrukturë nga niveli qendror që pritet të fillojnë në shtator të këtij viti.