Lufta kundër kërcënimeve hibride dhe dezinfomatave, Stoltenberg: NATO i jep mbështetje teknike Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Një ditë para nisjes së takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i pyetur nga TV21 rreth sulmeve hibride dhe alarmeve të rrjeshme për bomba me të cilat është përballur së fundmi Maqedonia e Veriut, Sekretari gjeneral i Aleancës Jens Stoltenberg u shpreh se NATO është duke i dhënë vendim mbështetje tenike në këtë luftë hibride dhe se aleatët ofrojnë bashkëpunim më të madh për tu përballur me këto probeleme.

-Shkojmë te TV21 nga Maqedonia e Veriut.

-Besir Arifi, TV21 – Maqedonia e Veriut. z.Sekretar Gjeneral, kohë më parë një ekip ekpertësh të NATO-s, të drejtuar nga z.Apaturai vizituan Shkupin pas sulmeve hibride në insttiucionet vitale të Maqedonisë së Veriut dhe alarmet e rrejshme të bombave. Ai gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut nuk është e vetme në zgjidhjen e këtij problemi dhe se NATO jep mbështetje. A mund ju lutem të na thoni për çfarë mbështetje bëhet fjalë dhe çfarë përfundimesh kemi nga kjo vizitë?

“Sa i përket vizitës së zyrtarëve të NATO-s në Shkup kemi rënë dakord me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për një sërë hapash. Këto janë hapa afatshkurtër dhe afatgjatë të cilët aleatët e NATO-s mund t’i ndërmarrin për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen kundër fushatave hibride me të cilat po përballet. E kam diskutuar këtë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut së fundmi dhe kuptohet se NATO është aty për të mbështetur aleatët, gjë që tani e bën me Maqedoninë e Veriut e cila po përballet me kërcënime të ndryshme hibride. Mbështetja që aleatët janë të gatshëm ta japin për Maqedoninë e Veriut është mbështetja teknike dhe bashkëpunim më të fuqishëm për të luftuar dezinfomatat. Do të doja të përgëzoj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për të cilin kemi rënë dakord”, tha Jens Stoltenberg, sekretar gjeneral i NATO-s.