LSM doli në protestë – kërkojnë rritje të paprolonguar të pagës minimale për 6000 denarë

TË FUNDIT

Me heshtje prej një minute për nderë të viktimave në Koçan dhe me miratimin e rendit ditorë prej tre pikave, në orën 12 e 05, para ndërtesës së LSM-së në të hapur filloi seanca publike e udhëheqësisë së zgjeruar. Kjo seancë është revolt për shkak të faktit që nuk u rrit paga minimale në 500 euro dhe për shkak se Qeveria suspendoi Këshillin ekonomik social.

Pika e parë – nuk mund të ketë për deputetët, e të mos ketë për punëtorët – u shqyrtua dhe miratua para Kuvendit.

Pika e dytë – Dora e shtruar nga punëtori sot, nesër mund të jetë grusht” – u miratua para Odës ekonomike në Maqedoni.

Përndryshe të pranishmit në protestë kërkuan rritje të paprolonguar të pagës minimale për 6.000 denarë në raport prej të tanishmëve nga 24 400 denarëve në 30 000denarë.

Sindikalistët vlerësojë se nënshkrimi i vendimit për harmonizim të pagës minimale është joligjor, pa pajtueshmëri të Këshillit Ekonomik Social, por edhe pa ndryshimin e Ligjit dhe dispozitës ku qëndron se pagën minimale duhet ta nënshkruaj ministri për punë dhe politikë sociale, diçka që nuk ekziston më në realitet.
Ministri për ekonomi dhe punë, Besar Durmishi, thotë se nënshkrimi është ligjor, ndërsa vlerëson se secili ka të drejtë që të protestojë.

Nga LSM thanë se Qeveria duhet të respektojë plotësisht marrëveshjet kolektive.