Qeveria dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën se kush është fajtori që Maqedonia nuk i vazhdon negociatat me Bashkimin Evropian. LSDM-ja vlerëson se për shkak të bllokimit të ndryshimeve kushtetuese nga VMRO-DPMNE, Maqedonia nuk i hapi kapitujt e negociatave me BE-në.
“Sot mundeshim të festojmë të gjithë ne, Maqedonia të gëzohej për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e rrugës europiane. Fajtori për shkak të së cilit nuk ndodhi kjo ka emër dhe mbiemër -Hristijan Mickoski dhe DPMNE. Bllokadat e koalicionit anti-europian të DPMNE-së dhe Levicës janë arsyeja e vetme edhe përkundër asaj që kemi proces të suksesshëm të përfunduar të skriningut, edhe përkundër asaj që kemi mbështetje të fortë dhe pa mëdyshje si dhe dyer të hapura në BE”, tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE pretendon se ndryshimet kushtetuese nuk janë arsyeja pse nuk ka negociata me BE-në, por se disa nga vendet anëtare të BE-së nuk e duan anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Olaf Scholz mund t’i ndihmojë ata dhe ta thërrasë kryeministrin bullgar për kafe, ashtu siç bëri me Orbanin për Ukrainën, tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski.
“Ja nga LSDM thonë se Olaf Scholz, kancelari gjerman, është miku i tyre, apo janë nga e njëjta familje politike, socialistë nga socialdemokratët, kështu që pyes pse ata miq të mëdhenj, më të cilët mburren dhe stolisen me pendlat e të tjerëve, nuk i kërkuan kryeministrit bullgar të dalë për kafe 15 minuta për të votuar vendimin që Maqedonia të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe kështu të zgjidhet problemi, u shpreh Aleksandar Nikoloski”, , nënkretarë i VMRO–DPMNE-së.
Në Samitin europian në Bruksel, Maqedonia nuk mori dritën jeshile për hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e negociatave. Nga ana tjetër, Ukraina dhe Moldavia filluan negociatat pasi kancelari gjerman Olaf Scholz nxori kryeministrin hungarez Viktor Orban për kafe gjatë votimit, sepse ai ishte kundër këtij vendimi.
