Në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, se nuk do ta konvokojë seancën e Kuvendit, kanë reaguar nga LSDM.
Snezhana Kalevska – Vançeva nga kjo parti tha se nuk heqin dorë nga iniciativa, por kërkuan që Xhaferi ndaj të njëjtës të përgjigjet me shkrim, e jo nëpërmjet medieve.
Ndërkaq, shtoi se do ta respektojnë vendimin e tij.
“Sikur edhe deri tash, ashtu edhe më tej do ta respektojmë në tërësi qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, por ne konsiderojmë se si deputetë më së paku që duhet të ndodh, është të marrim përgjigje nga kryetari i Kuvendit në kërkesën me shkrim e cila është dorëzuar në mënyrë formale dhe jo të marrim përgjigje nëpërmjet mediave.”
