LSDM propozon që zgjedhjet të mbahen më 14 qershor

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, pas takimit të përbashkët me partnerët e koalicionit “Mundemi”  deklaroi se qëndrim i përbashkët i koalicionit është që të shfrytëzohet trend i rënies së numrit të të infektuarve të ri me koronavirus në vend dhe zgjedhjet të mbahen më 14 qershor.  Zaev tha se këtë qëndrim do ta propozoje edhe në takimin e liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski.

“Erdhëm në përfundim se shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë pasi të krijohen kushte për mbajtjen e tyre. Në rast se vazhdon të ulet infektimi kjo është më e mira nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re, me Kuvend dhe institucione funksionale”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev shtoi se në vjeshtë mund të presim valë të re virusit dhe nuk është mirë që vendi edhe njeherë të përballet më koronavirusin me Qeveri teknike.