LSDM: Krijojmë shumicë parlamentare të çliruar nga nacionalizmi

TË FUNDIT

LSDM i vazhdon bisedimet serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe për koalicion qeverisës me mandat të plotë, katërvjeçar stabil, kështu kanë deklaruar nga kjo parti nëpërmjet një kumtese për media.

“Më 15 korrik, qytetarët treguan se nacionalizmi  është mposhtur. Procesi i krijimit të një Qeverie të re të lirë nga çdo lloj nacionalizmi është duke u zhvilluar, një qeveri që do të punojë edhe më shumë për të promovuar konceptin e një shoqërie për të gjithë”, thuhet më tej në kumtesë.

Ata shprehin bindjen se qeverinë do ta formojë LSDM-ja dhe ajo “do të ecë përpara fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE me respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”./TV21