LSDM kërkon dorëheqjen e Hristijan Mickoskit! E pyesin se pse hesht për Gruevskin?

TË FUNDIT

Partia në pushtet LSDM kërkon dorëheqjen e kreut të opozitës maqedonase Hristian Mickoski. Aktgjykimi për “Parcelat në Vodno” konfirmon se VMRO-DPMNE është parti kriminele thonë nga kjo parti. Akuzojnë për larje parash, pasurim të paligjshëm, fshehje e pasurisë, madje edhe keqpërdorim të parave nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

 “Agjenda e vetme politike gjatë gjithë këtyre viteve është se si ta ndalë drejtësinë, shtetin që ta mbrojë krimin e Nikolla Gruevskit. Në këtë parti të pa reformuar nuk ka asnjë ndryshim, pas gjithë kësaj, pas këtyre gjykimeve për krim me përmasa të mëdha nuk ka asgjë tjetër. Hristijan Mickoski duhet të dorëzojë dorëheqjen. Edhe në një shoqëri demokratike kudo në botën demokratike, nuk mund politikanët që mbrojnë krimin të fitojnë besimin e qytetarëve”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzevska

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE. Është e vërtetë se do të ketë dorëheqje dhe përgjegjësi por për kryesinë e LSDM-së dhe Qeverisë, edhe atë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Dorëheqjet e tilla do të pasohen me përgjegjësi. Përgjegjësi për zhdukjen e vajit nga fabrikat e kanabisit, që është pjesa pronësore e familjes Zaev në fabrikat e marihuanës në mbarë Maqedoninë. Do të ketë përgjigje dhe përgjegjësi për kë ka vjedhur Muhamed Zekiri. Ku shkuan paratë e “Reketit”, që sipas Jovanovskit kanë shkuar direkt te Vice dhe Zoran”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, Maqedonia jeton në kohën kur ka gjykime të motivuara politikisht kundër kundërshtarëve politik të qeverisë dhe është më keq së në vitin 1949.

 “Vendimet dhe masa e dënimeve përcaktohen para fillimit të gjykimit. Gjithçka tjetër është një “teatër” për publikun, pra një kohë propagande kur publiku duhet të bindet, që përfundon me një fjalim të gjatë politik dhe një lloj analize psikologjike të gjyqtarit, sepse nuk ka argumente të vërteta juridike. Regjistrimet audio pranohen si provë kur i shkon për shtat prokurorisë dhe gjykatës, pra pushtetit të dënojë dikë që është objektivi i tyre”, kishte deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Reagimi i Gruevskit vjen pas vendimit për “Parcelat në Vodno” ku ai u dënua me 7 vjet, ndërsa gjykata i konfiskoi parcelat në Vodno si dhe banesat, përveç banesës që ishte në emrin e nënës së tij.