LSDM: Ka mundësi për bisedime me Alternativën! Kemi shumicë stabile me 61 deputetë

TË FUNDIT

Nga LSDM-ja pas mbledhjes së Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv njoftuan se lideri aktual i partisë, njëherë kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar organet e partisë se shumica parlamentare është stabile dhe se ka 61 deputetë, shkruan TV21.

Të tjera: LSDM pranon dorëheqjen e Zaevit! Partia shkon në zgjedhje

“Kryetari Zaev informoi se shumica parlamentare është stabile se për momentin ka 61 deputetë dhe se pritet të krijohen mundësi që të zgjerohet”, theksoi Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Nga LSDM thonë Këshilli Qendror vlerëson se ka mundësi për përfshirjen e Alternativës në Qeveri.

“Këshilli Qendror vlerëson se ka mundësi për bisedime për përfshirjen e partisë Alternativa në bazë të parimeve dhe vlerave dhe programe”, tha mes tjerash Kuzevska.

Të tjera: A e promovoi Zaevi Kovaçevskin për kryetar të ri të LSDM-së?

E pyetur se kush është deputeti i 61 i shumicës parlamentare, Kuzevska refuzoi të përgjigjet konkretisht.