LSDM-ja në Vinicë dhe Bogovinë, “do të ndërtojmë rrugë e parqe, do të dislokojmë mbeturinat”

TË FUNDIT

Karvani i LSDM-së dhe koalicionit, nën sloganin “Më e mira për komunën time” ka mbajtur tubim në Vinicë, ku kandidon me Ivica Dimitrovin. Ai para banorëve të Vinicës premtoi një sërë projektesh infrastrukturore, ndërtimin e tribunës së stadiumit të fshatit dhe shtigje për biçikleta. LSDM-ja sot ka qëndruar edhe në Bogovinë të Tetovës, ndërsa sonte shpalos programin para tetovarëve.

 “Do të kryhet dislokimi i deponisë në fshatin Leski, do të ndërtohet rruga nga fshati Tërsin deri në fshatin Gollan, rreth rrotullim në qytetin e Vinicës, stacion të ri autobusësh, skejt-park, bulevard të ri me gjatësi 600 metra, park lojërash për fëmijë, do të ndërtohet tribun e re në stadiumin e qytetit dhe do të mbulohet e tanishmja, shtigje për biçikleta, do të përmirësohet higjiena në qytet dhe nëpër fshatra”, tha Ivica Dimitrov – kandidat i LSDM-së për kryetar të Komunës së Vinicës.