LSDM ditët e fundit të fushatës është duke i zhvilluar për të bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në zgjedhjet e 15 korrikut. Bartësi i njësisë zgjedhore 1, Nikolla Dimitrov tha se sfida e ardhshme është reformat në drejtësi, dhe çdo qytetarë që qëndron në shtëpi dhe nuk del të votojë, do të thotë dorëzohet nga qëllimi për të realizuar reformat në drejtësi.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë shanse sepse tjetër nuk do të kemi. Nga ana tjetër, kemi parti politike DPMNE-në, qëllimi i së cilës është ta shkatërrojë këtë rrugë. Të mos ketë përgjegjësi dhe të mos ketë drejtësi. Vota për DPMNE-në dhe për satelitët e tij, është flamur i bardhë, dorëheqje prej drejtësisë, megjithatë, edhe qëndrimi në shtëpi është flamur i bardhë për drejtësinë”, theksoi Nikolla Dimitrov nga LSDM.
