Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përmes një kumtese me shkrim njofton se në vijim janë bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re e cila siguron kujdes të barabartë për të gjithë.
“LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë” shkruhet në njoftim.
Më tej nga LSDM sqarojnë se ekskluzivisht po bisedojnë për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi. “Qeveri e cila nuk ka kurrfarë dilemash kur është në pyetje rruga jonë e përbashkët e cila quhet “Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë” thonë nga LSDM.
