LSDM do ta pengojë Ligjin për kredinë nga Hungaria/ Mickoski nuk është i shqetësuar, thotë se Rregullorja është e qartë

TË FUNDIT

LSDM paralajmëroi se do ta bllokojë ligjin për kredinë nga Hungaria duke mos e thirrur komisionin për financim, për shkak se, siç tha kryetari i partisë, Venko Filipçe,  ligji është korruptues dhe sillet me procedurë të shkurtër. Ata kërkojnë që qeveria ta tërheqë këtë ligj dhe ta vendosë në procedurë të rregullt me çka do të hapet debat publik për atë që u dakordua me Bankën hungareze Eksport Import, me çka qytetarët do të futen në borxh prej 500 milionë eurove.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk është i shqetësuar për paralajmërimet e këtilla, tha se Rregullorja është e qartë por theksoi se opozita këtë e bën për shkak të frikës se pushteti do të ketë përfitim politik  nga deponimi i këtyre mjeteve.

Ligji për huamarrje duhet të shqyrtohet në komisionin amë për financim dhe buxhet, kryetarja e të cilit është Sanja Llukarevska. Por sipas rregullores së re, ligjet nuk mund të bllokohen tërësisht për shkak se parashikohet që nëse kryetari nuk thërret seancë të komisionit, të njëjtën mund ta caktojë kryetari i kuvendit ndërsa me komisionin do të kryesojë anëtari i komisionit që do ta emërojë kryeparlamentari.