LSDM dhe VMRO-DPMNE: Ende është herët për zgjedhje! Zgjedhje do të ketë kur shëndeti i qytetarëve do të jetë i sigurt!

TË FUNDIT

Edhe pse qëndrimet zyrtare të dy partive më të mëdha politike, LSDM dhe VMRO-DPMNE janë se është herët për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, megjithatë këto ditë vazhdon diskutimi rreth datës së mundshme. Nga partitë thonë se për momentin në vend të parë është shëndeti i qytetarëve i cili rrezikohet për shkak të koronavirusit. Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, mbajtja e zgjedhjeve nuk është prioritet për ta.

“Është jonjerëzore dhe jodinjitoze atë që e bën LSDM-ja tani. Njerëzit çdo ditë sëmuren nga koronavirusi, vdesin, kurse ata flasin për zgjedhje. Kështu që, kjo sjellje është jashtë çdo sjelljeje të hijshme”,  theksoi Aleksandar Nikollovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së  .

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski në konferencën e sotme për media tha se zgjedhjet do të mbahen menjëherë kur organet shëndetësore dhe epidemiologët do të konfirmojnë se është e sigurt.

“Mbi bazë të analizave profesionale, mbi bazë të raporteve epidemiologjike të sillen vendimet dhe në afatin e parë të ketë zgjedhje dhe Kuvend funksional, thotë Lupço Nikollovski – sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve për momentin nuk është në agjendën e BDI-së, kurse nga Aleanca për shqiptarët propozojnë që votimi të organizohet në korrik.